Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë afgane nuk lejohen të vizitojnë parkun që vet ndërtuan

QIKA 30.8.2023

Ministri Mohammad Khalid Hanafi, njoftoi të shtunën se gratë nuk do të mund të vizitojnë më parkun popullor, i vendosur në provincën qendrore Bamiyan, një nga rajonet më të varfra dhe më pak të zhvilluara të Afganistanit. Kujtojmë se ky park ishte njëra nga hapësirat që gratë qëndronin dhe punësoheshin më së shumti, raporton CNN.

I themeluar në vitin 2019 nga qeveria lokale afgane në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID-in dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, parku u konsiderua një hapësirë me liqene të thella e të rrethuara nga malet.

Heather Barr, drejtoresha e asociuar e të drejtave të grave në Human Rights Watch, tha në një deklaratë se ndalimi tregon se si “muret po mbyllen mbi gratë” brenda Afganistanit.

“Të pa kënaqur me privimin e vajzave dhe grave nga arsimimi, punësimi dhe lëvizja e lirë, talibanët gjithashtu duan të distancojnë ato nga parqet, sporti dhe tani edhe natyra,” tha ajo.

Talibanët po hedhin një hije të gjatë dhe famëkeqe mbi provincën Bamiyan. Shtëpia e një pakice të konsiderueshme myslimane shiite ishte vendi i masakrave të tmerrshme gjatë luftës civile të viteve 1990 dhe rritjes së mëvonshme të talibanëve.