Gratë e moshuara dhe beqare po sfidojnë dhe ndryshojnë perceptimin tradicional lidhur me mirëqenien financiare.
Cathy Hope është pronare e Lady Luck Boutique në distriktin Halifax’s Historic Hydrostone. Ajo është një sipërmarrëse e suksesshme, grua e pavarur që bën pjesë në komunitetin e grave mbi 55 vjeçare. “Lumturia nuk varet nga fakti se me kë jetoni dhe as financat tuaja nuk do të duhej,” tha Hope.
Sipas një studimi të ri nga HomeEquity Bank, Hope është një nga shumë gratë që po “shpartallojnë stereotipet”. Rezultatet zbuluan se gratë të cilat janë të gatshme të flasin për financat dhe të kërkojnë këshilla kanë rezultate më të mira financiare, gratë beqare priren të ndihen më mirë për financat e tyre në përgjithësi dhe gratë ende luftojnë për të gjetur këshilla të besueshme e jo paragjykuese, raporton CTV News.
HomeEquity Bank poashtu raportoi se 60% e grave beqare shfaqin rezultate të larta të mirëqenies financiare, 51% e grave beqare mbi 55 vjeç kërkojnë këshilla financiare dhe 62% e grave që janë mbi 75 vjeç thonë se mund ta shijojnë jetën për shkak të mënyrës se si menaxhuan paratë.