Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

“Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra” deklarata e Krasniqit që ngjalli reagime

QIKA 14.4.2021

Hoxha Shefqet Krasniqi në Debat Plus të Dukagjinit mbrëmë ka bërë një interpretim fyes e diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave ndërsa oda është vend për burra.

“Në fe nuk ka diskriminim, oda o vëlla është për burra, unë sun e nxa vendin e grave as gratë sun e nxajnë vendin e burrave”, ka thënë Krasniqi.

“Kuzhina është për gra, jo vallahi nuk është për burra, kush gatunë në shpi tane?”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale.

Kujtojmë se intervista e Krasniqit u shfaq në një prej emisioneve më të shikuara në Kosovë.