Një nga korporatat më të mëdha ligjore të Japonisë është duke lobuar që kur çiftet të martohen të kenë të drejtë të mbajnë mbiemra të ndryshëm. Kjo ka rritur shpresat për reformë në një sistem që ka diskriminuar gratë prej kohësh.
Fedrata Japoneze e Biznesit, e cila është edhe mbështetëse e palëkundur e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, ka shpalosur me 10 qershor propozimin e saj, ku i bën thirrje qeverisë për ndryshimin ligjor.
Debati mbi mbiemrat përkon me raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror që tregon se Japonia ende mbetet globalisht prapa në barazinë gjinore, duke u renditur e 118-ta në mesin e 146 vendeve.
Kërkesa ligjore e Japonisë që çiftet e martuara të miratojnë të njëjtin mbiemër daton në ish-Kodin Civil të 1898-ës, i cili gjithashtu prezantoi një sistem familjar patriarkal sipas të cilit një grua hynte në njësinë familjare të burrit të saj dhe si rrjedhim merrte mbiemrin e tij. Një Kod i ri Civil i miratuar në vitin 1947, pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, përcaktoi që çiftet mund të zgjidhnin teorikisht emrin e burrit ose të gruas, por në praktikë, rreth 95 për qind e çifteve të martuara zgjedhin emrin e burrit.
Opinioni publik ka ndryshuar vitet e fundit, me një shumicë tani që favorizon rishikimin e ligjit për ta bërë ndryshimin e mbiemrit opsional. Por konservatorët mund të mos heqin dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj ndryshimit, një lëvizje që ata argumentojnë se do të kërcënonte unitetin e familjes dhe do të përmbyste atë që ata i shohin si vlera tradicionale, shkruan Foreign Policy.
Megjithëse një numër në rritje i grave të martuara përdorin mbiemrin e tyre paramartesor në punë, gati 90 përqind e grave të anketuara nga Keidanren thanë se ishin të pafavorizuara kur ndesheshin me mbiemrin e tyre ligjor, duke përmendur çështje të tilla si mospërputhja me llogaritë bankare, kartat e kreditit, biletat e aeroplanit dhe rezervime hotelesh. Ky problem po ua pamundëson grave gjithashtu edhe për të nënshkruar kontrata me mbiemrin e tyre.
Avokuesit thonë se lejimi i mbiemrave të veçantë për çiftet e martuara do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm se ndryshime më të gjera socio-ekonomike janë të mundshme. “Do të prishte një ndjenjë që është duke stagnuar procese, duke treguar se traditat e vjetra mund të ndryshojnë,” tha Orita nga Universitetit Kanto Gakuin. “Do të bëhej një simbol që Japonia mund të ndryshojë me të vërtetë,” vazhdon ajo.