Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë mbështesin lojtaren olimpike të Koresë pas abuzimit seksist në internet

QIKA 2.8.2021

An San, shigjetarja e Koresë së Jugut e cila fitoi dy medalje të arta olimpike mori mesazhe mbështetëse nga gratë pasi që ajo ishte abuzuar në internet nga burrat të cilët komentonin modelin e flokëve të saj.

Burrat të cilët komentuan thanë se modeli i flokëve të An San bënte të dukej që ajo është feministe dhe disa nga ta kërkuan që ajo të kërkoj falje publike si dhe t’i hiqen titujt olimpik. Megjithëse Korea e Jugut ka ekonominë e 12-të më të madhe në botë dhe fuqinë udhëheqëse teknologjike, ajo përbëhet nga një shoqëri në të cilën mbizotërojnë burrat dhe shkelen të drejtat e grave.

An, 20 vjeçare, ka fituar dy medalje të arta në ekipin e harkut, me ç’rast shënoi 680 gjuajtje në krye të kualifikimit individual të grave në Lojërat e Tokios, duke thyer rekordin olimpik që ka qëndruar që nga viti 1996, raporton France24.

Të paktën 6,000 fotografi të grave me flokë të shkurtra u postuan në platformat e mediave sociale për të treguar mbështetje për An San.