Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Arabinë Saudite po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e fuqisë punëtore

QIKA 10.11.2021

Taksat e mëdha dhe shkurtimet e subvencioneve qeveritare, kanë bërë që gratë në Arabinë Saudite të jenë gjithnjë e më shumë pjesë e fuqisë punëtore. Ato po negociojnë një vend të ri për veten e tyre brenda strukturës delikate sociale dhe traditave konservatore të vendit ku jetojnë.

Burrat kanë ende një kontroll të lartë të pushtetit, me ç’rast aktualisht nuk ka asnjë grua në kabinetin e mbretit Salman ose në role të larta këshilluese. Këshilli Shura ka vetëm 30 gra anëtare nga 150.

Megjithatë, gratë tani përbëjnë 33% të fuqisë punëtore në Arabinë Saudite, gati dyfish më shumë se pesë vite më parë. Një numër i vogël i grave kishin punuar prej kohësh, por zakonisht punonin në sektorin publik si mësuese ose punonjëse mjekësore. Ligjet e reja e kanë bërë më të lehtë që gratë të punësohen më shumë, raporton Reuters.

Sipas hulumtimit të ekonomistes Jennifer Peck, numri i grave saudite në sektorin privat u rrit në 935,508 në 2021 krahasuar me 56,000 në 2010. Ky numër po vazhdon të rritet. Pothuajse 400 firmat që kishte intervistuar Peck për hulumtimin e saj, pohuan se pagat e grave saudite ishin më të ulëta, ndërsa një e treta u shprehën se gratë janë më produktive.

Pavarësisht kësaj, hendeku gjinor i pagave në Arabinë Saudite është 49%, sipas hulumtimit të OJQ-së Al Nahda.