Progresi financiar i grave australiane duket se është përsëri në rrugën e duhur si rezultat i rikuperimit të vendeve të punës, që u goditën nga pandemia. Ky rikuperim po udhëhiqet nga gratë, mirëpo ka akoma shumë për t’u bërë sa i përket arritjes së barazisë gjinore.
Ndryshe nga rëniet ekonomike të së kaluarës, gratë australiane janë duke ndihmuar rikuperimin ekonomik me pjesëmarrje në fuqinë punëtore si kurrë më parë me ratat më të shpejta të përmirësimit në 40 vitet e fundit, duke marrë parasysh numrin e orëve të punës brenda muajit në krahasim me çdo gjini tjetër në çerekun e marsit.
Kur konsiderojmë barazinë gjinore në punësim, procesi i rikuperimit të vendeve të punës brenda kësaj periudhe ka arritur rezultatin e afatit kohorë 4 vjeçar, prej planit afatgjatë 30 vjeçar për arritje të barazisë gjinore në punësim.
Edhe pse ky është një hap në drejtimin e duhur, në fakt është pasqyrues i ritmit më të ngadaltë të progresit vjetor që nga viti 2018.
Të dhënat e punësimit tregojnë një rritje rekord të pjesëmarrjes së grave në kuadër të fuqisë punëtore , si dhe përmirësim të hendekut gjinor sa i përket nën-punësimit, dhe një rritje të lartë të numrin të grave të cilat mbajnë drejtoritë e bordeve ASX 200.
Simone Cheung, partnere e Deloitte Access Economics thotë: ”Pyetja mbetet: a është ky rikuperim ekonomi i udhëhequr nga gratë një shenjë për gjërat që do të vijnë?” Ajo po ashtu pohon: ”Çfarë do të bëjmë më tutje është kritike, do të përcaktojë qëndrueshmërinë e këtij momentumi, dhe se a do të kthehen gjërat në normat e para Covid-19. ”
Të dhënat e punësimit po ashtu tregojnë se gratë e reja dhe ato të grup moshës më të zakonshme për t’u bërë prind ende nuk kanë parë një rikuperim të plotë në punësimi me orar të plotë. Ky është një trend që po e shohim edhe tek burrat më të rinj.
Hendeku gjinor në punën e papaguar duket se ishte përkeqësuar gjatë pandemisë. Megjithatë, kriza ka treguar një rrugë përpara për të ndihmuar adresimin e këtij problemi në një mënyrë e cila është e dobishme për burrat dhe gratë dhe në të njëjtën kohë në dobi të produktivitetit të tyre.
Dr. Oliver thotë: ” Rritja e punës nga shtëpia duhet të ndihmojë më tej në rritjen e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, duke ulur kështu punën e tyre të papaguar. Në të njëjtën kohë, puna nga shtëpia duhet t’i lejojë edhe burrat të marrin pjesë në punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë prindërore në mënyrë më të barabartë.”
Ai po ashtu pohon: ” Inkurajimi dhe lehtësimi i punës nga shtëpia është çelësi i kultivimit të përfitimeve që vijnë nga kjo formë e punës, në vend se t’i kthehemi biznesit si në kohën e para pandemisë.”