Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në jetën publike përballen sistematikisht me gjuhë denigruese dhe fyese

QIKA 10.7.2025

Dje, Democracy for Development (D4D) ka mbajtur një panel diskutimi mbi dezinformimin gjinor dhe përfaqësimin e grave në media, ku u prezantuan gjetjet e raportit “Monitorimi i dezinformimit gjinor dhe gjuhës mizogjene online”.

Raporti, i cili mbulon një periudhë gjashtëmujore të analizës së përmbajtjeve digjitale dhe mediatike në Kosovë, vë në pah përdorimin sistematik të termave fyese dhe degradues si “hajdute”, “rrugaçe” apo “analfabete” ndaj grave, me qëllim të deligjitimimit të figurës politike të tyre.

Në panel u theksua po ashtu edhe se gratë përballen me pabarazi jo vetëm në rrjete sociale apo portale, por edhe gjatë debateve televizive, me ndërprerje të shpeshta dhe trajtim të pabarabartë krahasuar me burrat.