Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë përballen me presion të padrejtë për të pasur fëmijë

QIKA 13.12.2023

Gratë në të 20-tat dhe 30-tat e tyre, veçanërisht nëse janë në një lidhje afatgjatë, pyeten vazhdimisht se kur do të kenë fëmijë për shkak të pritshmërive shoqërore që gratë duhet të bëhen gjithsesi nëna.

Këto pritshmëri janë të dukshme edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në Angli dhe Uells, në vitin 2021, mosha mesatare për t’u bërë prindër ishte 30.9 vjeç për gratë dhe 33.7 vjeç për burrat. Burrat janë më të rritur kur kanë fëmijët e tyre të parë meqë nuk përballen me presionin e njëjtë shoqëror.

Prindërimi si trajektorja e paracaktuar e jetës është e dukshme në filma dhe televizion, madje edhe në rekomandimet e shëndetit publik, raporton The Conversation.

Derisa gratë që për arsye të ndryshme mund të zgjedhin që të mos kenë fëmijë në të 20-tat e tyre përballen me paragjykime që ato i paraqesin si egoiste dhe moskokëçarëse për rrezikun e lindjes në një moshë më të madhe.

Ky hendek gjinor vazhdon edhe gjatë prindërimit. Në çdo libër të prindërimit, teksti u dedikohet kryesisht nënave duke i portretizuar si përgjegjëset kryesore për kujdesin e fëmijës ndërsa baballarët si asistentë me kohë të pjesshme.

Sigurisht, stigmatizimi rritet edhe më shumë për gratë që injorojnë presionin familjar e shoqëror dhe që vendosin të mos kenë fare fëmijë. Siç vë në dukje studimi i Rebecca Harrington, gratë që vendosin të mos kenë fëmijë shihen nga shoqëria si kundërshtare të rolit tradicional të ‘gruas edukatore’, të cilin e pret shoqëria nga to.