Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë polake protestojnë kundër përpjekjeve për të kufizuar më shumë abortin

QIKA 3.12.2021

Aktivistet për të drejtat e grave në Poloni përdorën ngjyrë të kuqe që simbolizon gjakun përgjatë protestës së tyre kundër planit të qeverisë për të regjistruar çdo shtatzëni në databazë kombëtare. Aktivistët kanë frikë se kjo databazë do t’i ofrojë mundësi autoriteteve të krahut të djathtë në Poloni të gjurmojnë nëse shtatzënitë përfundojnë me lindje, nëse jo, të krijojnë një mjet të mundshëm për ndjekje penale. Ministri i Shëndetësisë e mohoi këtë duke thënë se “nuk ka regjistër shtatzënie” dhe qeveria thjesht po bënte një zhvendosje rutinë nga letra në skedarë dixhitalë.

Polonia veçse kishte kufizuar ligjin e saj konservator të abortit, ku abortet lejohen vetëm në rastet përdhunimit ose incestit, ose nëse jeta dhe shëndeti i gruas është në rrezik.

Ndërsa në praktikë, gratë polake udhëtojnë në vende të tjera evropiane për abort, përfshirë Holandën dhe Sllovakinë.

Parlamenti debatoi këtë të mërkurë për propozimin për të ndaluar plotësisht abortin, duke përfshirë këtu edhe rastet e përdhunimit dhe rrezikut për shëndetin e gruas shtatzënë. Projektligji për “ndalimin e abortit” do të përcaktonte fetusin si fëmijë, ndërsa aktivistët që ndihmojnë gratë të shkojnë në klinikat e abortit dhe vetë gratë që abortojnë, mund të përballen me vite burgim për vrasje. Dënimi mund të jetë nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Megjithatë, ky ligj nuk kaloi. Votat për këtë propozim legjislativ ishin 361 kundër, 48 pro dhe 12 abstenim. Në mesin e tyre, 228 që votuan kundër ishin të partisë së djathtë, ndërsa partia The Law and Justice shprehi se ky propozim ishte ekstremist dhe joproduktiv.