Të dhënat e raportit të Amnesty International tregojnë se gratë refugjate nga Venezuela përballen me dhunë në bazë gjinore në Kolumbi. Ato përballen me sulme përgjatë rrugës së migrimit poashtu edhe në vendet ku ato vendosen.
Sipas Erika Guevara-Rosas, drejtore amerikane në Amnesty International, mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore duhet të jetë një prioritet për të gjitha shtetet në Amerikë. Në familje ato përballen me dhunë ekonomike, patrimoniale, fizike dhe seksuale, ndërsa në mjedisin e punës përjetojnë forma të ndryshme të dhunës dhe shfrytëzimit të punës, duke përfshirë edhe shfrytëzimin seksual, thuhet në raport.
Të dhënat zyrtare të qeverisë tregojnë se dhuna me bazë gjinore ndaj grave venezueliane në Kolumbi u rrit me 71% midis 2018 dhe 2021, dhe në Peru me 31% midis 2019 dhe 2021. Kolumbia dhe Peruja presin më shumë se 50% të grave refugjate nga Venezuela, raporton Reuters.
Amnesty International theksoi se qeveritë duhet të shtojnë përpjekjet për të siguruar që këto gra të mund të rregullojnë statusin e tyre të migracionit që të jenë në gjendje të raportojnë dhunën. Sipas Marina Navarro, drejtore ekzekutive e Amnesty International Peru, pohoi se shumë gra venezueliane që janë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe jeta e të cilave është në rrezik preferojnë të mos raportojnë nga frika se mos dëbohen nga vendi për shkak të statusit të tyre të dokumentacionit.