Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë shfaqen ose dëgjohen vetëm në 26% të materialeve mediatike

QIKA 8.9.2025

Gratë përbëjnë vetëm 26% të subjekteve dhe burimeve në lajme, transmetime televizive, radio dhe shtyp, derisa dhuna me bazë gjinore pothuajse nuk raportohet fare, me më pak se 2 në 100 storie mediatike të cilat trajtojnë abuzimet ndaj grave, sipas Global Media Monitoring Project (GMMP).

Ky tregues ka ndryshuar shumë pak në 15 vitet e fundit, me vetëm 9 pikë përqindje gjatë 30 viteve.

Edicioni më i ri i Global Media Monitoring Project (GMMP), i prodhuar nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e komunikimit WACC dhe i mbështetur nga programi i UN Women është studimi më i madh dhe më jetëgjatë në botë për përfaqësimin gjinor në media. Rezultatet e këtij viti tregojnë se gratë mbeten gati të padukshme në lajmet botërore.

Në media, zërat e autoriteteve ende dominohen nga burrat. Gratë citohet më shpesh si dëshmitare që japin rrëfime personale dhe më rrallë si eksperte, pavarësisht kualifikimeve të tyre.

Për më tepër, vetëm 2 nga çdo 100 lajme sfidojnë stereotipet, çka konfirmon se mediat po kontribuojnë në pengimin e avancimit të barazisë gjinore duke riprodhuar paragjykimet ekzistuese.

Gazetaria që kundërshton stereotipet gjinore është tashmë në nivelin më të ulët në tre dekadat e monitorimit nga GMMP.

“GMMP është instrument global i llogaridhënies. Të dhënat e mbledhura për tridhjetë vite dëshmojnë qëndrueshmërinë e stereotipeve, po aq sa nevojën për të ndryshuar në mënyrë radikale strategjitë tona drejt gazetarisë përfshirëse e përfaqësuese”, tha Sarah Macharia, Koordinatore e Grupit të Ekspertëve të GMMP.

Përmbledhjen e raportit mund ta lexoni këtu.