Sipas Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, 47,000 gra shtatzëna pritej që në vitet 2020-2021 të kishin qasje në shërbimet e shëndetit para lindjes për të trajtuar gjendje si depresioni gjatë ose pas lindjes, apo ankthi. Nga kjo shifër, vetëm 31,261 arritën të marrin ndihmën dhe shërbimet shëndetësore për vitin 2020. Pandemia dhe mungesa e investimeve lokale në shërbimet e shëndetit mendor ka ndikuar që shumë zona në Angli ta kenë të pamundur të ofrojnë këto shërbime.
Megjithatë, Kolegji Mbretëror i Psikiatërve po bën thirrje për fonde për të adresuar çështje të financimit në zona të caktuara. Para pandemisë qasja e grave në shërbimet e shëndetit mendor para lindjes nuk përbënte problem, me ç’rast 30,625 gra morën këto shërbime, raporton The Guardian.
Në të gjitha zonat lokale në Angli, të paktën 7,1% e grave shtatzëna dhe nënave të reja kanë nevojë për shërbimet e shëndetit mendor. Zona me performancën më të keqe është Londra Qendrore e Veriut, ku vetëm 150 nga 1521 gra shtatzëna dhe nëna të reja mund të marrin këto shërbime.
Sipas zëdhënësit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor thuhet se po bëhet një strategji dhe plan afatgjatë në mënyrë që të paktën 66,000 gra çdo vit të marrin këto shërbime nga një specialist në vitet 2023-2024.