Brandy Bottone nga Plano, Teksas, e cila është në javën e 34-të të shtatzënisë, u dënua me gjobë sepse ishte duke vozitur në korsi automjetesh HOV, në të cilën është e domosdoshme që në veturë të jenë dy persona ose më shumë. Ajo tentoi të kundërshtonte dënimin duke argumentuar se foshnja e saj e palindur duhet të llogaritet si pasagjeri i saj i dytë.
Kur polici e ndalon atë dhe fillon të shikojë përreth ai e pyet “A je vetëm?” Ndërsa Brandy përgjigjet, “Jo, jemi dy prej nesh?” Polici kundërpërgjigjet “Ku është personi tjetër?” Brandy drejton dorën nga braku i saj dhe i thotë “Këtu”.
Ndërsa kodi penal i Teksasit njeh një foshnjë të palindur si person, ligji aktual i komunikacionit në shtet nuk e njeh.
Ekspertët ligjorë kanë argumentuar se argumenti i Bottone ri-sjell në diskutim një zonë unike ligjore, me të cilën gjykatat po njoftohen pas rikthimit të Roe v Wade.