Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore dhe koordinatorja kombëtare, ministrja Albulena Haxhiu, përmes një reagimi të publikuar dje kanë kërkuar që banori më i ri në “Big Brother Vip Kosova”, Atilla Kardesh – i denoncuar për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila po ashtu është banore në këtë edicion.
Grupi ndërministror dhe koordinatorja kanë thënë se ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje.
Në reagimin e publikuar nga Ministria thuhet se ndaj Kardeshit deri në shtator ka pasur urdhër mbrojtës, dhe kërkohet që ai të largohet menjëherë nga ky program dhe ndaj mediumit të merren masa lidhur me këtë vendim nga KPM-ja.
Krahas këtij reagimi, reagime të ashpra ka pasur edhe nga shoqëria civile. Rrjeti i Grave të Kosovës, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Rrjeti për të Drejta të Njeriut etj.
Reagimin e plotë të grupit ndërministror e gjeni këtu.