H&M së fundmi ka lansuar një reklamë për uniforma të shkollës, në të cilën shfaqet një fotografi e dy vajzave të shkollës fillore nën sloganin: “Make those heads turn in H&M’s Back to School fashion”, ose në shqip “Kthejini sytë nga ju me koleksionin Përsëri në Shkollë të H&M”.
Kjo reklamë ngjalli reagime shumë të ashpra në rrjetet sociale dhe u etiketua si e neveritshme sepse seksualizon fëmijët e vegjël, raporton BBC News. E njëjta u fshi pas reagimeve dhe poashtu H&M kërkoi falje. “Na vjen thellësisht keq për ofendimin që reklama ka shkaktuar dhe do të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si i paraqesim fushatat në vijim”, thanë ata në deklaratë.
Themeluesja e Mumsnet, Justine Roberts tha se reklama “nuk duhet të ishte krijuar kurrë në radhë të parë”.