Legjislacioni i ri në Hungari konsideron të jashtëligjshëm çdo informacion që shihet si promovim i homoseksualitetit nën moshën 18 vjeç, ndërsa partia qeverisëse së Viktor Orbán intensifikoi fushatën e tij kundër të drejtave LGBT.
Asambleja Kombëtare miratoi legjislacionin me 157 vota, ndër ta ishte edhe një nga zyrtarët kryesorë të të drejtave të njeriut në Evropë, i cili kërkoi që ta anulonin këtë plan, por zëri i tij nuk u dëgjua.
Këto masa janë krahasuar nga kritikët me ligjin e Rusisë të vitit 2013 që ishte kundër “propagandës homoseksuale” për të cilën vëzhguesit e pavarur thonë se kishte rritur armiqësinë shoqërore dhe ka nxitur shumë sulme vigjilente kundër lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve në fqinjin lindor të vendit të BE-së.
Legjislacioni hungarez nxjerr si të jashtëligjshme shkëmbimin e informacioneve me persona nën moshën 18 vjeçare, që qeveria konsideron se promovon homoseksualizmin ose ndryshimin e gjinisë.
“Ka përmbajtje që fëmijët nën një moshë të caktuar mund t’i keqkuptojnë dhe që mund të kenë një efekt të dëmshëm në zhvillimin e tyre në moshën e caktuar, ose që fëmijët thjesht nuk mund t’i përpunojnë, dhe të cilat mund të ngatërrojnë vlerat e tyre në zhvillim morale ose imazhin e tyre për veten ose botën”, tha një zëdhënës i qeverisë hungareze.
Ligji gjithashtu nënkupton që vetëm individët dhe organizatat e listuara nën regjistrin zyrtar mund të zhvillojnë orë mësimore për edukimin seksual. Gjithashtu kompanitë dhe organizatat e mëdha nuk kan të drejtë të zhvillojnë reklama në solidaritet me njerëzit homoseksualë, nëse konsiderohet që synojnë fëmijët nën 18 vjeç. Siç dodhi edhe në vitin 2019 kur një fushatë reklamash e Coca-Cola-s që kishte ne reklame një çift homoseksual dhe përmbante parulla kundër diskriminimit, bëri që disa antarë të Fidesz të bëjnë thirrje që të bojkotojnë produktet e kompanisë.
Anna Donáth, anëtare e opozitës hungareze, e cila qëndron në grupin e liberalëve në parlamentin Evropian, u bëri thirrje autoriteteve të BE-së të ndërmarrin veprime të menjëhershme.
“Ligji është në kundërshtim me çdo vlerë themelore të shoqërive demokratike evropiane, si dhe vlerat e qytetarëve hungarezë, dhe ky është vetëm një nga shumë marrëzirat e turpshme që ka bërë qeveria e Viktor Orban kundër të drejtave LGBT”, tha ajo.
“Ne kemi nevojë për më shumë pranim dhe shembuj evropianë në vend të shembujve rusë të ligjeve propaganduese.”