Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Industria e kulturës në Australi po përballet me ngacmime seksuale

QIKA 4.7.2022

Si ministri i parë që ka mbajtur ndonjëherë portofolet e përbashkëta të arteve, punësimit dhe marrëdhënieve në vendin e punës, Tony Burke po premton të përdorë politikën e qeverisë për të trajtuar akuzat për ngacmim seksual brenda industrive kulturore të Australisë.

Ai u shpreh për Guardian Australia, se ai kishte ndjekur nga afër polemika në rritje mbi trajtimin e grave në industritë e arteve interpretuese, ndërsa ishte në opozitë. “Dua të sigurohem që politika kombëtare kulturore të flasë për sfidat e veçanta në industritë e artit dhe brenda kësaj politike duhet të ketë garanci për një vend pune të sigurt për gratë,” tha ai.

Ndër të tjera, Burke përmendi akuzat për ngacmim dhe sulm seksual sistematik brenda industrisë muzikore të Australisë, duke përfshirë ato të zbuluara nga këngëtarja Jaguar Jonze, dhe kritikat ndaj kulturës historike të vendit të punës në Sony Music që rezultuan me largimin e CEO të saj prej një kohe të gjatë, Denis Handlin, vitin e kaluar pas më shumë se 25 vjetësh. Sipas tij të gjitha këto ishin dëshmi e një industrie të dëmtuar nga një kulturë në vendin e punës që kishte nevojë për një rishikim serioz, raporton The Guardian.

Reformat në kulturën e vendit të punës ndodhen brenda një prej pesë shtyllave të planit të politikës kulturore të qeverisë së re. Arti dhe praktika kulturore do të jenë themeli i politikës së re të artit të qeverisë.