Përderisa inteligjenca artificiale (IA) ka ngjallur trazira në fuqinë punëtore, hulumtimi i bërë nga Revelio Labs ka zbuluar se këto punë që po zëvendësohen nga IA janë kryesisht punë të mbajtura nga gratë.
“Shpërndarja e gjinive nëpër profesione pasqyron paragjykimet e rrënjosura thellë në shoqërinë tonë, ku gratë shpesh kufizohen në role të tilla si asistente administrative dhe sekretare,” tha Hakki Ozdenoren, ekonomist në Revelio Labs. “Rrjedhimisht, ndikimi i IA bëhet i anuar përgjatë linjave gjinore,” shtoi ai.
Përparimet në AI po përkeqësojnë pabarazinë gjinore në fuqinë punëtore globale, ku kompanitë po konsiderojnë të shkurtojnë stafin dhe të përdorin gjeneruesit që ofron IA në rrjedhën e tyre të punës. International Business Machines Corp kohët e fundit tha se po ngadalëson punësimin për role që mund të zëvendësohen lehtësisht nga IA. Shefi Ekzekutiv, Arvind Krishna, parashikon se deri në 30% e këtyre pozicitave mund të zëvendësohen nga automatizimi gjatë pesë viteve të ardhshme, duke rezultuar potencialisht në humbjen e rreth 7800 vendeve të punës.
Inteligjenca artificiale ka më shumë gjasa të marrë përsipër punë të përsëritura, ato që mbahen kryesisht nga gratë. Për shembull, modeli ChatGPT i OpenAI Inc. mund të kërkojë, rishikojë dhe përmbledhë vëllime të mëdha tekstesh, detyra që normalisht do t’u duheshin paralegalëve shumë më tepër kohë për t’i kryer. Në rekrutim, AI mund të automatizojë procesin e renditjes së CV-ve, një detyrë që dikur kërkonte më shumë njerëz, tha Ozdenoren.
Por kjo nuk do të thotë që punëtorët e tjerë me kualifikim të lartë mund të ndihen të sigurt për punën e tyre. Sipas Revelio Labs, kërkimet paraprake tregojnë gjithashtu se AI gjeneruese mund të ndikojë në profesionet me paga të larta më shumë sesa punët jo tradicionale të prodhimit.