Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Justina Shiroka-Pula zgjidhet kryetare e ASHAK

QIKA 19.12.2025

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). 

Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Kuvendi i ASHAK-ut, në zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë që janë mbajtur të premten për nënkryetar ka zgjedhur akademikun Fejzullah Krasniqi, ndërsa sekretar shkencor është zgjedhur akademik Bardh Rugova, raporton Koha.Net.