Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kalifornia bëhet shteti i gjashtë që mbron ligjërisht abortin përmes teleshëndetit

QIKA 11.10.2023

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka nënshkruar ligjin SB 345, që mbron ofruesit e kujdesit shëndetësor në Kaliforni, të cilët ofrojnë shërbime teleshëndetësore dhe ofrojnë kujdes për abortin dhe kontracepsionin për pacientët jashtë shtetit. Kështu Kalifornia bashkohet me pesë shtete të tjera që ofrojnë mbrojtje ligjore për ofruesit e teleshëndetit.

Sipas SB 345, njerëzit në shtetet ku kujdesi për abortin është i kriminalizuar do të kenë mundësi të marrin kujdesin shëndetësor nga ndonjë klinikë në Kaliforni nëpërmjet teleshëndetit ose video-konferencës dhe t’u dërgohen ilaçe nga një farmaci në Kaliforni.

SB 345 do të mbrojë mjekët, infermierët, farmacistët dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor në Kaliforni nga veprimet penale dhe civile të iniciuara në një shtet tjetër. Ligji mbron gjithashtu ofruesit nga humbja e licencës së punës dhe sigurimi nga keqpërdorimi në lidhje me çdo aktivitet të kujdesit shëndetësor të mbrojtur ligjërisht në shtet, raporton Ms. Magazine.

“Nënshkrimi i SB 345 në ligj është një fitore e madhe për lirinë riprodhuese dhe aksesin në kujdesin shëndetësor thelbësor, duke përfshirë kujdesin për abortin”, tha Shannon Olivieri Hovis, drejtore e Reproductive Freedom for All California.