Rajoni i Katalonisë në Spanjë ka lancuar iniciativën “Menstruacionet e mia, Rregullat e mia” përmes së cilës do të ofrohen produkte menstruale të ripërdorshme falas për rreth 2.5 milionë gra, vajza, persona transgjinorë dhe jobinarë.
Me qëllim që të garantohet e drejta për barazi menstruale qeveria katalonase po ofron pa pagesë nga një kupë menstruale, të brendshme dhe dy pako me peceta menstruale nëpër farmacitë lokale, raporton AP News.
Teksa citoi statistika zyrtare, sipas së cilave 23% e grave të Katalonisë thanë se kishin ripërdorur produkte menstruale njëpërdorimshe më shumë se sa njëherë për arsye ekonomike, ministrja rajonale për barazinë dhe feminizmin, Tània Verge tha: “Ne po luftojmë varfërinë menstruale, e cila prek një në katër gra në Kataloni, por po luftojmë edhe për drejtësinë gjinore. Ne po luftojmë stereotipet dhe tabutë rreth menstruacioneve”.