Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Këshilli i Sigurimit promovon gratë në pozita udhëheqëse

QIKA 12.11.2021

Në takimin e mbajtur në Këshillin e Sigurisë, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres tha se sot lidershipi i grave është një kauzë e nesër duhet të jetë normë.

Pas vizitës në ekspozitën “In their Hands: Women Taking Ownership of Peace’, shefi i OKB-së u tha  ambasadorëve se ekspozita sjellë jetën e gjallë dhe përkushtimin e tyre për paqe. “Dhe përsëri gratë mbeten të përjashtuara në proceset e vendimmarrjeve”, shtoi ai.

Gjithashtu ai tha se “Në këtë dhomë, ne diskutojmë dhe debatojmë për rrugët e paqes në mbarë botën. Por gratë e portretizuara në atë ekspozitë janë në front për arritjen e paqes”. Ai përshkroi punën e tyre duke ndërmjetësuar dhe negociuar me grupet e armatosura, zbatimin e marrëveshjeve të paqes, nxitjen për tranzicione paqësore, dhe duke luftuar për të drejtat e grave dhe kohezionin social në të gjitha komunitetet e tyre.

Duke përmendur rritjen e dhunës dhe mizogjinisë, nënpërfaqësimin ekstrem të grave në pozitat vendimmarrëse dhe një mori sfidash me të cilat përballen ato në konflikte, zyrtari i lartë i OKB-së vuri në dukje se çekuilibri i pushtetit midis burrave dhe grave mbetet “pabarazia më kokëfortë dhe më e vazhdueshme”.

Shefi i OKB-së theksoi se “Ne duhet të luftojmë kundër shkeljes së të drejtave të grave dhe ta kthejmë orën përpara për çdo grua dhe vajzë”.