“Shliroj Cicat” është festival edukues që fillimisht u nis në vitin 2021 me qëllimin që të mbledh gratë dhe të gjithë komunitetin për një kauzë të përbashkët: luftën kundër kancerit të gjirit. Edicioni i këtij viti, në dallim prej atij të vitit të kaluar që ishte një-ditor, do ketë agjendë 4 ditore (13 deri 16 tetor).
“Gjatë këtyre katër ditësh të përcjellura me aktivitete të shumta, synojmë të vetëdijesojmë gratë për rrezikun nga kanceri i gjirit, të mësojmë gratë se si të bëhet vetëtestimi, të avokojmë për kushte më të mira në institucione publike të shëndetësisë për trajtim të kancerit të gjirit dhe të ngrisim fonde për t’iu ndihmuar grave me kancer gjiri”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të festivalit.
Festivali do përfshijë aktivitete si koncertet dhe panelet e diskutimeve dhe do të përmbyllet me vrapimin më të madh në Evropë kundër kancerit të gjirit, për herë të parë në Prishtinë: Maratona “Race for the Cure”
Informata më të detajuara mbi kohët dhe lokacionet e aktiviteteve por edhe mbi festivalin në përgjithësi i gjeni në linkun në vijim: https://www.facebook.com/Shlirojcicat