Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Lëvizja Queer Studentore në aksion: “Homofobia nuk është pjesë e syllabusit”

QIKA 8.7.2025

Lëvizja Queer Studentore ka nisur një fushatë të shpërndarjes së posterave në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe në qytetin e Prishtinës, duke u fokusuar në njohjen e përvojave të studentëve queer dhe krijimin e një ambienti më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për komunitetin LGBTQ+.

Postera me mbishkrime si: “S’jemi veç temë në klasë, jemi studentë”; “Homofobia nuk është pjesë e syllabusit”; “Fakulteti është edhe i joni”; “Mos e fsheh dritën…shndrit!” synojnë të sfidojnë diskriminimin në institucionet arsimore dhe të rikujtojnë se studentët queer duhet të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar në çdo hapësirë të kampusit, dhe jo vetëm.

Kjo iniciativë edhe njëherë na e kujton nevojën për dialog të vazhdueshëm mes studentëve queer e aleatëve dhe stafit akademik me qëllim që ambienti universitar të jetë gjithëpërfshirës dhe i sigurtë për të gjithë.