Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë fjalimin e rektorit Qerim Qerimi në konferencën e STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi i profesorit Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual.
Derisa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, mori fjalën, studentë/e të Lëvizjes Feministe Studentore ndërprenë fjalimin e tij me arsyen që rektori e ka shkelur rregulloren e UP-së duke mos e shkarkuar profesorin Xhevat Kransniqi, raporton EkonomiaOnline.
Lëvizja Feministe Studentore përmes reagimit të tyre në rrjete sociale, kanë thënë se ky aksion është bërë me qëllim të përjashtimit të rektorit nga konferenca meqë nuk ka folur asnjëherë për ngacmimet e përjetuara nga vajzat denoncuese.
Reagimi i plotë i LFS:
“Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Xhevat Krasniqit.
Sot përjashtuam rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, nga konferenca e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ai nuk e foli asnjë fjalë për denoncimet për ngacmime seksuale në universitet, andaj nuk ka të drejt të flas për vajzat studente as nëpër konferenca.
Rekomandimi i Këshillit të Etikës dhe vendimi i rektorit Qerimi ka shkelur rregulloren për ngacmime seksuale, andaj këto shkelje nuk kalojnë.”