Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ligjet e reja bujqësore po ua shtojnë sfidat grave fermere në Indi

QIKA 5.7.2021

Gratë në Indi po detyrohen të punojnë në fermë pasi që burrat po migrojnë nga zonat rurale në qytete për të kërkuar punë me të mirë dhe të ardhura më të larta.

Pothuajse 75% e punëtorëve me orar të plotë në fermat indiane janë gra, me ç’rast ato prodhojnë 60% deri në 80% të ushqimit në Azinë Jugore. Andaj gratë po protestojnë kundër reformave bujqësore të cilat janë miratuar shtatorin e kaluar nga Qeveria e Indisë. Fermerët po preken nga tri ligjet e reja të cilat rregulluan tregun bujqësor dhe dobësuan çmimin minimal. Kjo mund të fusë në konkurrencë fermerët e vegjën kundër firmave të mëdha të agrobiznesit.

Sipas grupit humanitar ndërkombëtar OXFAM, në sezonin e të korrave, gratë fermere në Indi punojnë rreth 3,300 orë, krahasuar me 1,860 orë të punës së burrave. Ndërsa, një e treta e fermereve gra në Indi janë punëtore që nuk paguhen në fermat familjare dhe kështu gratë indiane zotërojnë vetëm 12,8% të tokës së vendit, raporton The Conversation.

Të dhënat në një raport të vitit 2018 tregojnë se gratë të cilat kanë të drejtë pronësie dhe trashëgimie fitojnë katër herë më shumë para, ndërsa vetëm 4% e grave fermere kanë qasje në kredi institucionale sipas një studimi në Uttar Pradesh.

Problemet bujqësore në Indi janë në shkallë të lartë, pasi që fermerët përballen me toka të degraduara, ujë të pakët dhe rritje të borxhit. Kështu, në 25 vitet e fundit mbi 300,000 fermerë të dëshpëruar dhe të zhytur në borxhe kanë bërë vetëvrasje. Ndërsa, shkalla e vetëvrasjeve të grave fermere shpesh nuk përfaqësohet në të dhëna për shkak të mungesës së titujve të tokës, por edhe mes tyre numrat po rriten. Në Maharashtra mesatarisht një grua fermere bën vetëvrasje çdo muaj.

Sipas ligjeve të reja të Qeverisë së Indisë thuhet se tregu i lirë do tu mundësojë fermerëve të shesin dhe blejnë prodhime bujqësore kudo në vend, por pabarazia gjinore bën që gratë fermere të kenë mundësi të pakta për të udhëtuar duke bërë që hyrja e tyre në treg të jetë e kufizuar.