Linja ajrore SkyUp Airlines e cila është linja më e madhe në Ukrainë, ka vendosur që nga muaji i ardhshëm të ndryshoj uniformën e vjetër me atë alternative e cila është shumë më komode.
Stjuardesa Daira Solomennaya e cila punon në të njëjtën linjë ajrore, shpjegon se si takat e larta vështirësojnë jetën dhe punën e tyre duke thënë: “Dymbëdhjetë orë në këmbë, duke fluturuar nga Kyiv në Zanzibar dhe anasjelltas, nëse vishni taka të larta gjatë gjithë udhëtimit, ecja vështirësohet mjaft shumë”. Ajo shprehet mjaft e lumtur për revolucionin dhe thyerjen e këtyre kodeve të veshjeve që po ndodhin në kompaninë ku ajo punon, raporton BBC.
“Puna e një stjuardese nuk është aq romantike. Është mjaft e vështirë,” shpjegon shefja e marketingut të SkyUp, Marianna Grygorash. “Ne e kuptuam se stjuardesat gra nuk dëshironin të seksualizohen dhe të perceptoheshin si lozonjare”, shtoi ajo.
Për shumë dekada linjat ajrore kishin përfituar nga pamja e grave për të ndihmuar bizneset e tyre, shpesh kjo ka kushtuar komoditetin dhe shëndetin e tyre.
“Imazhi tipik i një stjuardese është ndoshta më i seksualizuar dhe i lidhur me feminitetin se çdo imazh tjetër,” thotë ekspertja e çështjeve gjinore Olena Strelnyk.
Kjo madje ishte më e spikatur në Ukrainë, ku stereotipet gjinore kanë qenë shumë më shumë të përqendruara në pamjen e tyre fizike sesa tek gratë perëndimore.
Megjithatë, Ukraina ka ndryshuar në mënyrë drastike viteve të fundit dhe Olena Strelnyk beson se ka filluar të largoj shumë nga traditat e saj seksiste.