Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Lufta e SHBA-së kundër të drejtës për abort do të dëmtojë gratë kudo në botë

QIKA 16.12.2021

Gjykata e Lartë në SHBA po shqyrton vendimin e saj 50 vjeçar i cili njeh të drejtën kushtetuese të gruas për të kryer abort përgjatë 24 javëve. Shumë shtete në SHBA janë duke u mbështetur në të ashtuquajturat “ligje nxitëse” për të ndaluar abortin.

Megjithatë, efekti i vendimit të gjykatës duket të dëmtojë edhe vendet e tjera. Përmbysja e çështjes ikonë të vitit 1973 të Roe kundër Wade nuk do t’i jepte fund abortit ligjor, por do t’i linte shteteve të vendosin se kur mund të ndodhin abortet. Të paktën 17 shtete kanë miratuar tashmë ligje që garantojnë të drejtën e gruas për abort, që nënkupton se qasja në abort do të përcaktohet kryesisht nga vendi ku jeton.

Një qasje e tillë selektive dhe e pabarabartë do të dëmtoj padyshim shëndetin e grave. Sipas të dhënave të Institutit Guttmacher, vdekjet zyrtare nga abortet ilegale në SHBA kishin rënë nga 2700 në vitin 1930 në më pak se 200 në vitin 1965. Ndërsa, javët e fundit shifrat zyrtare mund të jenë më të larta, raporton Al Jazeera.

Jashtë SHBA-së, gjendja është dukshëm më e rënduar, me ç’rast 97% e aborteve të pasigurta që rezultojnë në vdekje ndodhin në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azinë Jugore e Perëndimore. Në Kenia, abortet e pasigurta vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve, ku sipas një studimi të vitit 2002 tregohet se 20,000 gra çdo vit kërkuan kujdes mjekësor për ndërlikimet e abortit vetëm në spitalet e sektorit publik dhe 3000 prej tyre vdesin çdo vit.

Beteja për të drejtat e abortit në SHBA është vetëm një nga çështjet e ashtuquajtura “luftëra kulturore” të vendit. Arena e këtyre luftërave është zgjeruar gradualisht duke përfshirë pjesën më të madhe të botës. Sipas një hulumtimi nga OpenDemocracy vitin e kaluar, thuhet se grupet e krahut të djathtë të krishterë në SHBA kishin shpenzuar të paktën 280 milionë dollar për të rritur fushatat kundër abortit dhe kundër komuniteti LGBTQ në mbarë botën.

Vetëm në Afrikë, më shumë se 20 nga këto grupe të cilat njihen për luftën e tyre kundër qasjes në abortin e sigurt, kontraceptivët dhe edukimin seksual, kanë shpenzuar të paktën 54 milionë dollarë që nga viti 2007, duke e bërë kështu Afrikën vendin e dytë pas Evropës për sa i përket shpenzimeve mbi këto çështje. Gjendja u bë edhe më alarmante me projektligjin e Ugandës për të vrarë homoseksualët, i cili parashikonte dënimin me vdekje për këta të fundit si dhe dënimet me burg për ata që promovojnë homoseksualitetin.

Një sondazh i bërë nga Instituti Gyttmacher i bërë në 197 vende të botës, zbuloi se aborti ndodhë me ritme afërsisht të barabarta në rajonet ku është i ligjshëm dhe në ato ku është shumë i kufizuar. Kjo nënkupton se efekti kryesor i ndalimit të abortit është vrasja dhe gjymtimi i grave dhe vajzave duke ulur kështu përqindjen e aborteve të pasigurta.