Kombet e Bashkuara e kanë quajtur krizën humanitare të Jemenit një nga më të rëndat në botë, me dy të tretat e popullsisë – rreth 21.6 milionë njerëz kanë nevojë për një formë ndihme në vitin 2023. Kurse në vitin 2021, Koalicioni Civil i Jemenit për të Drejtat e Njeriut, një OJQ lokale, thotë se në vitin 2021 më shumë se 10 milionë gra dhe vajza kishin nevojë për ndihmë.
Tetë vjet luftë midis forcave qeveritare dhe rebelëve të Houthit kanë shkaktuar një humbje të rëndë në popullatë, veçanërisht tek gratë dhe fëmijët. Që nga fillimi i luftës, të paktën 109 gra janë vrarë ose plagosur nga minat që kanë qenë të vendosura në zonat kullosore dhe ferma.
Familjet me kryefamiljare gra përballen me nivelet më të larta të pasigurisë ushqimore, pasi vetëm një përqindje e vogël e grave punojnë jashtë shtëpive të tyre. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë ka vlerësuar se gratë janë mbajtëset kryesore të familjeve.
Megjithatë, popullata e Jemenit hasin vështirësi të përgjithshme në sigurimin e ushqimit. Uria është një kërcënim shumë real për ta. Programi Botëror i Ushqimit thotë se reagimi i urgjencës në Jemen ishte më i madhi se sa kudo në botë në vitin 2022, me pothuajse 13 milionë njerëz të pajisur me racione urgjence ose para për të marrë ushqimin e tyre.
Çdo ditë, në dyqanin e vogël ushqimor të Mujahid Kamel në Sanaa, ai mund të shohë se sa e vështirë është bërë situata për klientët e tij.
“Njerëzit këtu janë kaq të varfër, kaq të uritur dhe të dëshpëruar,” thotë ai. “Kostoja e transportit, naftës dhe taksave e bën gjithçka të shtrenjtë për ne për t’u mbajtur”.