Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Mbahet edicioni i katërt i festivalit “Shliroj Cicat”

QIKA 16.10.2024

Festivali Shliroj Cicat u rikthye në Prishtinë me edicionin e tij të katërt, i cili u mbajt në datat 11 deri më 13 tetor. Ky festival i cili i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të tij në faza të hershme, pati një program të gjerë me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë panele diskutimi, mamografi mobile, shfaqje filmi, performanca artistike, koncerte dhe punëtori.

Festivali bashkoi edhe artistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, bashkë me ata të Kosovës, duke e shtyrë edhe më tej mesazhin e tij mbi shëndetin e grave.

Festivali tash e katër vite vazhdon të shërbejë si platformë inovative për mbrojtjen e shëndetit publik dhe shprehjen artistike, duke promovuar ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Foto: Cicat NGO