Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Mbahet Parada e nëntë e Krenarisë në Prishtinë

QIKA 16.6.2025

Të shtunën u mbajt Parada e 9-të e Krenarisë në Prishtinë. Nën sloganin “Asnjë hap mbrapa”, persona queer e aleatë marshuan nga sheshi “Skënderbeu” deri tek Biblioteka Kombëtare për të festuar diversitetin e arritjet, si dhe për të ofruar mbështetjen dhe njohjen për të gjithë anëtarët e komunitetit LGBTIQ+.

Prishtina Pride e përshkruan këtë moment si revolucionar e emocion goditës.

“Nuk është lehtë edhe me ndërtu fjali pas një emocioni si kjo Paradë e Krenarisë e fortë, goditëse! Bashkë, mes këngës e shpirtërores, kemi ecë në Prishtinë për të gjithë personat LGBTIQ+ në Kosovë, për mirëqenien tonë, për të dëshmuar që nuk kthehemi pas, sepse nuk ka sens!

Parada e Krenarisë është kulmi i Javës së Krenarisë, andaj këtu falënderojmë edhe ata që ecën bashkë me neve dhe e dhanë të fuqishme deklaratën e tyre të dashurisë! Kurrë një 14 qershor nuk ka qenë kaq i ëmbël e revolucionar si ky!”, thuhet në deklaratën e publikuar në Facebook nga Prishtina Pride.

Parada e Krenarisë ishte eventi përmbyllës i një jave me ngjarje të ndryshme që ndodhën në Prishtinë.