Dhuna në familje është një dukuri e cila është përhapur mjaft në Kosovë. Dhunë në familje konsiderohet çdo abuzim dhe keqtrajtim fizik, psikik, emocional, seksual e ekonomik i kryer nga ndonjë familjar apo i afërm. Nga kjo dukuri më të prekurat janë vajzat dhe gratë.
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA përmes projektit 1 ≠ 1 ka mbledhur dhe përpunuar të dhëna nga Policia e Kosovës për rastet e dhunës në familje. Të dhënat tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2021 janë raportuar 11,708 viktima të dhunës në familje në Kosovë. Mbi 80% e këtyre viktimave janë gra dhe çdo vit ka rritje të raportimit të rasteve të dhunës në Policinë e Kosovës.
Dhuna është njëjtë e përhapur në të gjitha rajonet e Kosovës. QIKA ka grumbulluar dhe ndarë të dhënat për dhunën në familje sipas komunave. Nga viti 2015-2021, janë raportuar 1,165 raste të dhunës në Mitrovicë, 1,519 në Pejë, 1,125 në Gjakovë, 3,398 në Prishtinë, 1,321 në Gjilan, 1,234 në Ferizaj dhe 1,742 në Prizren.
Dhuna në bazë gjinore është një prej problemeve kyçe me të cilat po përballen shoqëritë anekënd botës. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), globalisht rreth 1 në 3 (30%) e grave në mbarë botën i janë nënshtruar dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim ose dhunës seksuale nga ndonjë burrë tjetër gjatë jetës së tyre. Në mbarë botën, pothuajse një e treta (27%) e grave të moshës 15-49 vjeç që kanë qenë në një lidhje, raportojnë se kanë përjetuar një forme të dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri i tyre intim.
Dhuna në familje njihet në kornizën ligjore ndërkombëtare si shkelje e tri të drejtave primare të njeriut:
• E drejta për jetë dhe siguri të personit – Neni 3 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ), neni 6 dhe neni 9, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR);
• E drejta për barazi – dhuna me bazë gjinore është njohur si formë e diskriminimit nga Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW);4
• Ndalimi i torturës – Komiteti kundër torturës ka konfirmuar që dhuna në familje është formë e torturës.
1 ≠ 1 është pjesë e Judicial Dig Data Challenge mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC).
_______
More than 80% of domestic violence victims are women
Domestic violence is a phenomenon that is fairly widespread in Kosovo. Any act of abuse or maltreatment, be it physical, psychological, emotional, sexual, and/or economical, committed by a family member or another relative is considered domestic violence. Girls and women are those who are the most affected by this phenomenon.
Through Project 1 ≠ 1, Centre for Information, Criticism, and Action – QIKA has processed data on domestic violence cases collected from the Police of Kosovo. The data indicates that from 2015 to 2021, 11,708 cases of domestic violence have been reported. According to the data, 80% of the victims are women and every year there is an increase in the number of cases being reported to local authorities.
The violence is proportionally pervasive in every region of Kosovo. More specifically, QIKA has collected and organised the data depending on some of Kosovo’s major municipalities. From 2015-2021, 1,165 cases of violence have been reported in Mitrovica, 1,519 in Peja, 1,125 in Gjakova, 3,398 in Prishtina, 1,321 in Gjilan, 1,234 in Ferizaj, and 1,742 cases in Prizren.
Gender-based violence is a key problem that burdens societies all around the world. According to some data published by World Health Organisation (WHO), approximately 1 out of 3(30%) women around the world have been subjected to physical and/or sexual violence from their partner or to sexual violence from another man throughout their lives. Globally, almost one third (27%) of 15-49 year-old women report that they have been subjected to some form of physical/sexual violence from their partners, while in a relationship.
Within the frameworks of international law, domestic violence is recognized as an infringement of three basic human rights:
● The right for life and security over one’s personhood – Article 3, Universal Declaration of Human Rights (UDHR), Article 6, and Article 9, International Covenant on Civil and Political Rights (ICCPR);
● The right for equality – gender-based violence is recognized as a form of discrimination from the Convention on the Elimination of All Forms of Discrimination Against Women (CEDAW); 4
● Prevention of torture – the Committee Against Torture recognizes domestic violence as a form of torture.
1 ≠ 1 is part of Judicial Dig Data Challenge powered by Millennium Foundation Kosovo (MFK) and Millennium Challenge Corporation (MCC).