Anëtarët e Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar po kundërshtojnë planin që ndalon gratë të fitojnë statusin e refugjatit si pasojë e përdhunimeve, martesave të detyruara, trafikimit dhe gjymtimit gjenital.
Lady Lister nga Partia Laburiste së bashku me kryesuesen Lady Coussins, liberal demokratin Lord Paddick dhe peshkopin e Gloucester-it, kanë paraqitur një amandament për Projektligjin e Kombësisë dhe Kufijve. Nëse ky i fundit miratohet, do të shtohet një klauzolë për t’i mbrojtur të mbijetuarat e persekutimit me bazë gjinore.
Sipas avokatëve, një gjë e tillë do të ndryshojë mënyrën se si interpretohet Konventa e OKB-së për refugjatët që nga viti 1951. Përkufizimi aktual i këtij grupi të veçantë shoqëror në legjislacionin e brendshëm përmban dy kushte, me ç’rast secili prej tyre duhet të plotësohet në mënyrë që tu sigurohet mbrojtje refugjatëve. Shoqata e Praktikantëve të Ligjit të Imigracionit (IPLA) thonë se ky është një përkufizim i gabuar nga ligji evropian, i cili thotë se të dyja kushtet duhet të plotësohen përpara se të jepet statusi i refugjatit, raporton The Guardian.
Një gjë e tillë paraqet pengesë për gratë që kërkojnë statusin e refugjatit në Mbretërinë e Bashkuar, që nënkupton se njerëzit që janë më të cenueshëm nuk mund të marrin mbrojtje kur e kërkojnë atë. Sipas Zoe Bantleman, drejtore ligjore në IPLA, ky ligj prezanton një përkufizim regresiv për këtë grup të caktuar shoqëror, i cili prek në mënyrë disproporcionale vajzat dhe gratë që ikin nga persekutimi me bazë gjinore.
Me ndryshimet e bëra në projektligj, gratë azilkërkuese nuk do të jenë të përjashtuara nga një grup i caktuar i anëtarëve, me ç’rast do të shpaloset një plan i ri qeverisës për emigracionin që ka për qëllim të promovojë reforma gjithëpërfshirëse që rregullojnë sistemin e azilit