Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Miratohet me ndryshime Projektligji për Barazi Gjinore në Shqipëri

QIKA 28.10.2025

Javën e kaluar, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i Shqipërisë miratoi me ndryshime Projektligjin për Barazinë Gjinore, duke i dhënë fund një debati të zgjatur mbi terminologjinë dhe përkufizimet lidhur me identitetin gjinor.

Pas amandamentimit nga drafti u hoqën termat “përkatësi e shumëfishtë”, “gjithëpërfshirëse”, “përkatësi gjinore” dhe “diversitet gjinor”, ndërkaq versioni përfundimtar i projektligjit njeh vetëm dy gjini: burrë dhe grua, sipas kërkesës së kritikëve fetarë dhe politikanëve të djathtë.

Prezantimi i draftit të parë, propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u përballë me rezistencë të lartë. Komunitetet fetare, përfshirë Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë e kritikuan shumë ashpër duke thënë se disa nene bien në kundërshtime parimet teologjike dhe ato të familjes shqiptare, derisa politikanë të djathtë, kryesisht nga PD vazhdimisht përmes diskursit antigjinor e kanë kritikuar formulimin që përfshinë  ‘gjininë dhe përkatësinë e shumëfishtë’ si riformulim të përkufizimeve gjinore dhe rrezikim të vlerave tradicionale shqiptare.

Ndërkaq shoqëria civile atje kritikuan ndryshimet në formulim duke thënë se ky ndryshim pengon gjithëpërfshirjen dhe barazinë, dhe miratimin pas ndryshimit e quajtën si dorëzim para presionit publik.

Përballë këtyre kritikave, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, tha se ligji nuk kishte për qëllim riformulimin e nocioneve gjinore, por përmirësimin e kuadrit të politikave për barazinë e grave dhe burrave në fusha të ndryshme të jetës.

“Ky ligj nuk përcakton gjini. ‘Përkatësia e shumëfishtë’ nënkupton raste ku një grua, për shembull, është rome, jeton në zonë rurale dhe ka aftësi të kufizuara. Pra, ka disa shtresa diskriminimi të mbivendosura”, shpjegoi Seferi.

Në formën e miratuar nga Komisioni, projektligji pritet të kalojë për votim edhe në seancën plenare.