Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Miratohet përdorimi i kontraceptivëve pa recetë në SHBA

QIKA 19.7.2023

Miratimi i përdorimit së kontraceptivit Opill pa recetë të mjekut, po konsiderohet si hap historik për shëndetin riprodhues në Amerikë. Opill është pilula e parë e kontrollit të lindjes që merret pa recetë në Shtetet e Bashkuara.

“Aprovimi i sotëm shënon herën e parë që një kontraceptiv oral ditor pa recetë do të jetë një opsion i disponueshëm për miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara,” tha në një deklaratë Dr. Patrizia Cavazzoni, drejtorja e Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave të FDA.

“Kur përdoret sipas udhëzimeve, kontracepsioni ditor oral është i sigurt dhe pritet të jetë më efektiv se metodat kontraceptive të disponueshme në parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar,” shtoi ajo.

Prodhuesi i pilulës, Perrigo, e quajti veprimin e FDA-së një hap gjigant për fuqizimin e grave.

“Miratimi i sotëm është një zhvillim me rëndësi për shëndetin e grave në SHBA dhe një moment historik i rëndësishëm drejt adresimit të një nevoje kyçe të paplotësuar për aksesin e kontraceptivëve,” tha Frederique Welgryn, nënpresidente globale e Perrigo për shëndetin e grave.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se është bërë më e vështirë për gratë viteve të fundit që të kenë akses më gjerësisht në shërbimet e kujdesit shëndetësor riprodhues – siç janë ekzaminimet rutinore dhe kontrolli i lindjes.

Në konferencën e së enjtes, Ann Marie Benitez me Institutin Kombëtar Latina për Drejtësinë Riprodhuese tha se “kjo është një mënyrë që njerëzit të marrin përsëri autonominë e tyre trupore – veçanërisht komunitetet që përballen me pengesa për kujdesin shëndetësor”.