Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Mungesa e hapësirave për menaxhim të menstruacioneve mund t’i largojë gratë nga sporti

QIKA 15.2.2023

Një lojtare e regbisë ka paralajmëruar se mungesa e mjediseve për menaxhimin e menstruacione po i shton pengesa grave për të marrë pjesë në sport.

Elinor Snowsill thotë se qasja në tualete dhe letra higjienike gjatë ndeshjeve gjatë karrierës së saj ka qenë e limituar. Një ekspert tha se mungesa e objekteve është rezultat i vëmendjes së ulët që i kushtohet grave në sport.

Qeveria e Welsh premtoi se do të ndajë 24 milionë funte për zhvillimin e objekteve sportive deri në vitin 2025.

“Një herë më është dashur të ndërroj tamponin në një hapësirë në qoshe të fushës ku mbanim topat dhe pajisjet tjera. Isha tejet e shqetësuar se do hynte ndonjë burrë nga stafi derisa unë po ndërroja tamponin”, tha Snowsill.

“Situata mund të ketë një ndikim thelbësor në shëndetin publik. Për shkak të shqetësimit mbi menaxhimin e menstruacioneve dhe qasjes së limituar në hapësira higjienike, vajzave dhe grave iu limitohet hapësira për pjesëmarrje në sporte të ndryshme”, deklaroi Dr. Natalie Brown, hulumtuese e ndikimit të ciklit menstrual në sport.