Më 8 mars në Prishtinë, nën slloganin “Marshojmë për njana-tjetrën” është mbajtur marshi tashmë tradicional i cili organizohet nga Kolektivi “Marshojmë S’festojmë”.
Marshueset/it që kërkonin liri, barazi, solidaritet e drejtësi për të gjitha gratë, janë penguar nga Policia dhe dhunshëm u është ndaluar hyrja në oborrin e qeverisë. “Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtura para një sistemi që tenton të na mbajë nën kontroll! Organizimi jonë i përbashkët është e vetmja rrugëdalje! Do të organizohemi në rrugë, në shkolla, punë, e shtëpi, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Të vetëdijshme që vetëm përkrah njana-tjetrës i kemi fituar betejat deri më tani, dhe kështu të bashkuara e të organizuara jemi më të forta për ato që na presin”, thuhet në deklaratë.
© Arben Llapashtica
Sivjet, përveç Prishtinës marshi u organizua edhe në qytete tjera si Ferizaj, Mitrovicë, Prizren.