Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në moshën 69 vjeçare vdes autorja bell hooks

QIKA 15.12.2021

bell hooks, një vendase e Hopkinsville e cila vazhdoi një karrierë ndërkombëtare si autore, kritike, feministe dhe intelektuale publike, vdiq sot me 15 dhjetor në shtëpinë e saj në Berea. Ajo këtë vit kishte mbushur 69 vjeç.

Ajo ndoqi shkollën në Christian County, pastaj vazhdoi në Universitetin Stanford në Kaliforni, më pas kreu master-in në anglisht në Universitetin e Wisconsin dhe një doktoraturë në letërsi në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz. Ajo adoptoi emrin e stërgjyshes së saj si pseudonim me shkronjat e para të vogla, në mënyrë që të theksonte substancën e librave, jo atë të autores.

Ajo botoi librin e saj të parë, Ain’t I a Woman? Gratë e Zeza dhe Feminizmi në vitin 1981. Karriera e saj letrare vazhdoi me më shumë se 40 libra me ese, poezi dhe libra për fëmijë. Temat e saj përfshijnë feminizmin, racizmin, kulturën, politikën, rolet gjinore, dashurinë dhe spiritualitetin.

Në vitin 2010, shkolla hapi Institutin bell hooks në Kolegjin Berea. Instituti strehon koleksionin e saj të artit bashkëkohor afrikano-amerikan, objekte personale dhe kopje të librave të saj të botuara në gjuhë të ndryshme.