Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Shqipëri u marshua kundër shtypjes së grave

QIKA 9.3.2022

Për 8 mars u protestua edhe në sheshin e Tiranës, me ç’rast qytetarë të shumtë dolën për të marshuar rrugëve të qytetit.

Njëlloj si vitet e shkuara, edhe këtë vit mbizotëruan kërkesat për një shoqëri më të drejtë e më të barabartë për të gjithë, ku gratë mund të jenë të sigurta.

“Këtë 8 mars marshuam për liri. Lirinë për të jetuar pa frikë, të sigurta. Lirinë për të pasur paga dhe kushte pune dinjitoze. Lirinë për tu organizuar në sindikata. Lirinë për një jetë pa dhunë dhe shtypje. Lirinë për të dashuruar, menduar dhe vepruar. Asnjëra nga ne nuk është e lirë derisa të gjitha të jemi të lira.”, thuhet në komunikatën e Kolektivit Feminist në Shqipëri.

Ndër të tjera, instalacioni “Këpucët e kuqe” i cili vendoset çdo vit nëpër qytetet e botës është vendosur edhe në sheshin Skënderbeu në Tiranë. Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, ndërsa ngjyra e kuqe gjakun e tyre. Poashtu, studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të kërkuar drejtësi dhe barazi gjinore.

Në janar të vitit 2022, rrugët e Tiranës u zëvendësuan me emrat e 20 grave të vrara përgjatë vitit 2021.