Sot, politikanët e opozitës, shoqatat e avokatëve dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave në Turqi do të bashkojnë forcat përpara gjykatës kryesore të Stambollit për të protestuar kundër padisë që kërcënon të mbyllë grupin më të vjetër dhe më të zëshëm anti-femicid në Turqi.
Platforma We Will Stop Femicides, e cila ofron këshilla ligjore dhe avokim për gratë që kanë nevojë për mbrojtje nga dhuna, po lufton për të mos u shuar pasi po përballet me akuza të tilla si shkatërrimi i familjes dhe fyerja e presidentit turk.
Prokurori publik ka bërë thirrje për mbylljen e shoqatës joqeveritare e cila ka më shumë se 700 anëtarë dhe një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe vullnetarësh. Platforma u themelua 12 vjet më parë pasi 17-vjeçarja Munevver Karabulut u vra dhe u copëtua nga i dashuri i saj. Kjo platformë përditësohet çdo ditë duke numëruar gratë që janë viktima të dhunës në familje dhe vdekjeve të dyshimta. Kjo platformë shfaqë histori shumë të ndryshme nga ajo që ndajnë agjencitë qeveritare. Sipas të dhënave të platformës këtë vit ka pasur 159 femicide. Vitin e kaluar, ajo regjistroi 280 femicide dhe 217 vdekje të dyshimta, raporton Al-Monitor.
Avokatët dhe grupet e të drejtave të grave kanë shprehur shqetësimet për tërheqjen nga Konventa e Stambollit. Ndërsa paaftësia e Turqisë në mbrojtjen e familjeve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave (Ligji nr. 6284), ka shkundur themelet e një shoqërie të drejtë për të gjithë. Grupet konservatore në Turqi, kundërshtojnë organizatat nën arsyetimin se po prishin familjet duke mos u dhënë mundësi ti rregullojnë raportet e tyre. Për më tepër, lobimi i zëshëm për alimentacionin në internet me hashtagun #notolifelongalimony dhe #alimonyvictims, e ka shtyrë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të hartojë një ligj të ri. Platforma dhe grupet e tjera të grave kanë kundërshtuar projektligjin, duke thënë se kufizimi i periudhës së alimentacionit ose mbështetjes së fëmijëve është një mënyrë tjetër për të bllokuar gratë në martesat e dhunshme.