Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për ngacmim seksual ndaj profesorit të pezulluar nga Universiteti i Prishtinës, Xhevat Krasniqi.
Sipas Kallxo.com aktakuza ndaj Krasniqit lidhet me denoncimin nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.
Rasti nga Prokuroria e Prishtinës ishte iniciuar në prill të vitit 2024.
Kujtojmë se i akuzuari Krasniqi ishte pezulluar nga puna në UP, me rekomandim të Këshillit të Etikës, pas protestave dhe aksioneve të vazhdueshme të Lëvizjes Feministe Studentore.