Një grua në Sudan është dënuar me vdekje me gurë për tradhti bashkëshortore, ky është rasti i parë për gati një dekadë.
Maryam Alsyed Tiyrab, 20 vjeçe, u arrestua nga policia në shtetin e Nilit të Bardhë të Sudanit muajin e kaluar. Tiyrab thotë se po apelon kundër vendimit. Pjesa më e madhe e dënimeve me gurë, të cilat janë kryesisht kundër grave anulohen në gjykatën e lartë.
Aktivistët shqetësohen se dënimi është një shenjë se grushti ushtarak i tetorit i ka inkurajuar ligjvënësit që të heqin dorë nga të drejtat e grave të bëra nën qeverinë tranzitore të vendit. Qendra Afrikane për Studime të Drejtësisë dhe Paqes (ACJPS), me qendër në Ugandë, tha se dënimi shkel ligjin vendas dhe ndërkombëtar dhe bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Tiyrab”.
Qendra tha se gruas nuk iu dha një gjykim i drejtë dhe nuk u informua se informacionet që ajo do jepte gjatë marrjes në pyetje do të përdoreshin kundër saj. Tiyrab iu mohua gjithashtu përfaqësimi ligjor. “Zbatimi i dënimit me vdekje me gurë për krimin e tradhtisë bashkëshortore është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën për jetë dhe ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues,” pohoi kjo qendwr.
Goditja me gurë, e cila u shpall e jashtëligjshme në vitin 2020, ende jepet si dënim nga gjykatat. Rasti i fundit i njohur i një gruaje të dënuar me gurë për tradhti bashkëshortore ishte në shtetin e Kordofanit të Jugut në vitin 2013. Megjithatë, dënimi u anulua nga gjykata e lartë.