Sot, në fshatin Godime e Ulët, një grua është sulmuar rëndënga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv.
Rasti është raportuar në polici nga vllau i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij është goditur në kokë me mjet të fortë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti. I dyshuari është arrestuar pas një periudhe arratie, raporton Sinjali.
Viktima ka pësuar lëndime serioze në pjesën e kokës dhe është dërguar për trajtim mjekësor emergjent, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Zyra për Informim e Prokurorisë në Prishtinë e ka cilësuar ngjarjen si “vrasje e rënd në tentativë” sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.