Ditën e djeshme, një 18 vjeçare u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt. Për vdekjen e saj të dyshuar kryesor janë një 32-vjeçar dhe një 29-vjeçar. Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me tabela nga Zvicra.
Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se një person është arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa personi tjetër vazhdon të mbetet në arrati. Sipas prokurorisë, A.S dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, D.K. Të njëjtit bëhet e ditur se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arritur të gjejnë vendin e krimit në të cilin dyshohet se ka vdekur një vajzë e moshës 18 vjeçare.“Hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesor të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë.