Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Norvegjia miraton ligjin që ndalon seksin pa pëlqim

QIKA 11.6.2025

Të premten, me 6 qershor, Norvegjia ka forcuar ligjet e saja mbi përkufizimin e përdhunimit duke kriminalizuar seksin pa pëlqim. Ajo po i bashkohet listës në rritje të vendeve që po zgjerojnë përkufizimin e sulmeve seksual, raporton Reuters.

Deri më tani, prokurorëve u është dashur tu vërtetohet se sulmuesit kanë përdorur dhunë ose sjellje kërcënuese, ose që viktima nuk ka mundur të rezistoj, në mënyrë që të vërtetohet dhunimi.

Sipas këtij ligji të ri të miratuar nga parlamenti, kushdo që kryen marrëdhënie seksuale me dikë që nuk e ka dhënë pëlqimin me fjalë ose me vepra mund të dënohet për përdhunim, edhe nëse nuk ka pasur dhunë.

Vitet e fundit, Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Islanda kanë futur të gjitha ligjet për përdhunim të bazuara në pëlqim.