Papa Françesku njoftoi synimin e tij për të përfshirë dy gra në komitetin që e këshillojnë atë për zgjedhjen e peshkopëve, në një intervistë të botuar këtë muaj.
Në intervistën me Reuters, të kryer më 2 korrik në rezidencën e tij, Papa Françesku tha se ishte i hapur për t’u dhënë grave një mundësi, për të marrë përsipër më shumë punë të larta në administratë, siç lejohet nga një reformë e fundit e Vatikanit.
Dy gra do të emërohen për herë të parë në komitet për të zgjedhur peshkopët në Kongregacionin e Peshkopëve, pohoi Papa, duke mos përmendur emra ose duke ofruar një kornizë kohore për emërimin. Në intervistë, ai poashtu vuri në dukje se si për herë të parë zgjodhi një grua, motër Raffaella Petrini, për të plotësuar pozitën numër 2 në qeverisjen e qytetit-shtet, raporton The Washington Post.
Françesku, i cili ka punësuar murgesha të tjera dhe gra laike për të drejtuar departamentet e Vatikanit, përmendi gjithashtu për Reuters mundësinë e punësimit të grave për të drejtuar Departamentin për Arsimin dhe Kulturën Katolike, si dhe Bibliotekën Apostolike, ku aktualisht të dyja drejtohen nga burra.