Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Parlamenti i Spanjës miraton pushimin menstrual

QIKA 20.2.2023

Të enjten u miratuan legjislacionet që mbron të drejtën për pushim menstrual me pagesë si dhe zgjerojnë të drejtat e abortit, të drejtat e transgjinorëve për adoleshentët, duke e bërë kështu Spanjën vendin e parë në Evropë që shtynë përpara këto të nisma.

Ndryshimet në të drejtat seksuale dhe riprodhuese nënkuptojnë se 16- dhe 17-vjeçarët në Spanjë tani mund t’i nënshtrohen aborteve pa pëlqimin e prindërve. Produktet menstruale tashmë do të ofrohen falas në shkolla dhe burgje, ndërsa qendrat shëndetësore shtetërore do të bëjnë të njëjtën gjë me kontraceptivët hormonalë dhe pilulën e mëngjesit. Masa e pushimit menstrual u lejon punëtorëve që vuajnë nga dhimbjet menstruale të marrin pushim me pagesë.

Një paketë e veçantë reformash e miratuar gjithashtu nga ligjvënësit, forcoi të drejtat e personave transgjinorë, duke përfshirë lejimin e çdo qytetari mbi 16 vjeç të ndryshojë gjininë e tyre të regjistruar ligjërisht pa mbikëqyrje mjekësore.

Të miturit e moshave 12-13 vjeç do të kenë nevojë për autorizimin e gjyqtarit për të ndryshuar gjininë, ndërsa ata nga 14 deri në 16 vjeç duhet të shoqërohen nga prindërit ose kujdestarët ligjorë.

Në këtë nismë, gjithashtu ndalohet e ashtuquajtura “terapi konvertimi” për personat LGBTQ dhe ofron mbështetje shtetërore për lezbiket dhe gratë beqare që kërkojnë trajtimin “in vitro”.

Këto nisma kanë hasur në kundërshtim të fortë nga partitë e krahut të djathtë që formojnë bllokun kryesor opozitar të Spanjës.