Rasti i 30 vjeçares Iza, që vdiq për shkak të komplikimeve të shtatzënisë, ka ngjallur reagime të shumta në Poloni. Protestuesit në Varshavë dhe në shumë qytete të tjera polake kanë kundërshtuar ligjin kufizues për abortin, i cili sipas tyre ka çuar në vdekjen e një gruaje shtatzënë e cila kishte probleme mjekësore.
Mjekët në spital kishin penguar Iza-n të ndërpres shtatzëninë e saj 22-javore, pavarësisht faktit se fetusit i mungonte mjaftueshëm lëngu amniotik për të mbijetuar, deklaruan familja e saj dhe avokati. Mjekët përgjegjës janë pezulluar dhe prokurorët kanë filluar të hetojnë rastin.
Aktivistët gjithashtu shprehën se mjekët në Poloni, komb i cili është shumë katolik, presin që fetusi të vdes në mitër në vend që të abortohet. Ndërsa aborti mund të dënohet deri në tetë vjet burgim.
Pjesëmarrës në protestën e Varshavës, nën moton “Asnjë grua më shumë”, ishte edhe Donald Tusk, ish-udhëheqësi i Bashkimit Evropian, i cili tani është kreu i opozitës së Polonisë. Protestuesit u mblodhën përpara Gjykatës Kushtetuese më pas marshuan drejt ministrisë së shëndetësisë dhe ndezën dritat në telefonat e tyre celularë në kujtim të gruas që ka vdekur.