Vendet evropiane përbëjnë shumicën e vendeve me rezultatet më të larta në botë në Indeksin Global të Shëndetit të Grave – Hologic, i cili mat treguesit kritikë lidhur me shëndetin e grave. Por me sa duket, asnjë nga këto vende nuk bën pjesë në Evropën Lindore, ku përvojat e mira të kujdesit shëndetësor janë më të pakta për gratë.
Hologic është një studim shumëvjeçar, gjithëpërfshirës i shëndetit të grave i cili u paraqit në vitin 2020. Ai identifikon pesë dimensione të shëndetit të grave që shpjegojnë më shumë se 80% të jetëgjatësisë mesatare të grave në lindje. Këto dimensione janë kujdesi parandalues, opinionet e shëndetit dhe sigurisë , shëndeti emocional, shëndeti individual dhe nevojat bazë. Vendet dhe territoret renditen në secilin prej këtyre pesë dimensioneve dhe më pas ato rezultate kombinohen për të krijuar një renditje të përgjithshme të Indeksit.
Evropa Lindore, ku gratë dhe burrat tashmë kanë jetëgjatësi më të ulët se homologët e tyre në rajon, ka shënuar pikët më të ulëta në Evropë në Indeksin e përgjithshëm, me një rezultat prej 53 pikësh. Kjo është një përqindje më e ulët se mesatarja globale prej 54 pikëve dhe është 10 pikë më pak se rezultati në Evropën Veriore dhe atë Perëndimore.
Të ardhurat e të ulëta në Evropën Lindore (në krahasim me Evropën Perëndimore) mund të jenë faktorë të pakënaqësisë në faktin se si shumë gra në Evropën Lindore e perceptojnë qasjen në kujdesin shëndetësor cilësor. Njerëzit në grupet me të ardhura më të ulëta zakonisht përjetojnë barriera më të larta për kujdesin shëndetësor sesa ata në grupet me të ardhura më të larta.
Hologic vlerëson poashtu aftësinë e grave për të përmbushur nevojat e tyre bazë duke i pyetur rreth përpjekjeve të tyre për të përballuar ushqimin dhe strehimin. Gratë në Evropën Lindore rezultuan se ballafaqohen me më shumë sfida se gratë e tjera në rajon në të dyja masat e lartpërmendura. Mbi 30% e grave thonë se në 12 muajt e fundit nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë as sigurimin e ushqimit (37%) e as strehimin (34%). Rezultate këto që në rajone tjera janë gati të përgjysmuara.
Rezultatet e Hologic ekspozojnë se si njerëzit nuk marrin kujdes dhe shërbime shëndetësore, madje edhe në rajone të tilla si Evropa, ku në sipërfaqe rezultatet duken të mira. Këto rezultate përforcojnë idenë se çdo territor apo rajon ka hapësirë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për gratë.